12 vjeçari i 'murosur' në Nigeri, shpëtohet pas 3 ditësh

Afrika

12 vjeçari i 'murosur' në Nigeri, shpëtohet pas 3 ditësh

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 16:05
Një djalë 12 vjeçar në Nigeri

Një djalë 12 vjeçar në Nigeri është shpëtuar për mrekulli pasi kaloi 3 ditë i bllokuar në një hendek të ngushtë mes një shtëpie dhe muri.

Aduragbemi Saka kishte shkuar vetëm në një kafene dhe më pas kishte nisur të luante në një hendek mes një muri me blloqe dhe një shtëpi studentësh, shkruan Daily Mail.

Por ai papritur ngeci aty për 3 ditë me rradhë duke qarë e kërkuar ndihmë, por kalimtarët i kishin injoruar tingujt e tij.

Pas 3 ditësh fqinjët më në fund e dëgjuan zërin e tij dhe panë brenda boshllëkut, djalin bashkë me një top. Policia shembi murin dhe nxori 12 vjeçarin e mbuluar me pluhur, por fatmirësisht gjallë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat