Kthimi i xhihadistëve rrezikon të krijojë vatra konfliktesh në Tunizi

Afrika

Kthimi i xhihadistëve rrezikon të krijojë vatra konfliktesh në Tunizi

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 22:19
Forcat tuniziane

Forcat tuniziane të sigurisë së brendshme janë alarmuar për rrezikun e krijimit të një konflikti xhihdist në Tunizi në rast të kthimit masiv të xhihadistëve tunizianë në vendin e tyre, duke i kërkuar qeverisë të marrë masa të jashtëzakonshme përfshirë edhe heqjen e kombësisë.

“Rikthimi në Tunizi i terroristëve që vijnë nga zonat e tensionuara është alarmante dhe mund të krijojë një situatë si në Somali për vendin”, theksoi në një komunikatë sindikata kombëtare e forcave të siguris së brendshme.

Këta xhihadistë që kanë luftuar kryesisht në Irak, Siri dhe Libi kanë marrë një përgatitje ushtarake dhe kanë mësuar të përdorin të gjitha llojet e armëve të sofistikuara të luftës”, thekson sindikata.

“Këta xhihadistë mund t’i bashkohen qelizave të fjetura në vend dhe pranimi i kthimit të tyre mund të kontribuojë në zgjerimin e rrethit të terrorizmit”, paralajmëruan ata.

Tunizia numëron më shumë se 5 000 shtetas në rradhët e organizatave xhihadiste jashtë vendit dhe prespektiva e kthimit të tyre po ngjall një shqetësim në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat