Egjipti i dhuron dy ishuj Arabisë Saudite

Afrika

Egjipti i dhuron dy ishuj Arabisë Saudite

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 17:07
Abdel Fattah el-Sissi

Kabineti qeveritar i Egjiptit ka aprovuar transferimin e dy ishujve të Detin të Kuq, Arabisë Saudite, përkundër faktit që kushtetuta nuk e lejon këtë.

Mediat egjiptiane kanë raportuar se Qeveria, e udhëhequr nga presidenti Abdel Fattah el-Sissi ka aprovuar projektligjin dhe pritet që  të ratifikohet në parlament, pavarësisht që kjo bie ndesh me kushtetutën e vendit.

Dhurimi i ishujve vije pas një ndihme që Arabia Saudite i ka bërë Egjiptit dhe këtë kritikët e quajnë si shitje të tokës së shtetit.

Ndërsa, Qeveria këmbëngul që ishujt i takonin Arabisë Saudite, deri pak debata më parë, kur këta ishuj u morën nën pronësinë e Egjiptit.

Nënshkrimi i marrëveshjes, shënon marrjen e vendimit më të rëndësishëm të presidentit të tanishëm egjiptian, që nga viti 2014, kur ai mori pushtetin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat