Egjipt, 127 persona dënohen me burg prej 5 dhe 25 vjet

Afrika

Egjipt, 127 persona dënohen me burg prej 5 dhe 25 vjet

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 17:30
ilustrim

Gjykata në Egjipt, në kuadër të tre proceseve të ndara gjyqësore lidhur me trazirat gjatë “Revolucionit 25 janar” në këtë vend dënoi 127 persona me dënim me burg prej 5 dhe 25 vjet, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas të dhënave nga burimet gjyqësore, 127 persona në Egjipt janë shpallur fajtor për veprën penale “pjesëmarrje në dhunë”, ndërsa janë dënuar me burg prej 5 dhe 25 vjet. 

Po ashtu janë dënuar edhe me gjoba prej 20 mijë paund egjiptianë (rreth një mijë dollarë). Përmes grusht shtetit më 3 korrik të vitit 2013 është përmbysur presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohammed Morsi, që gjendet në paraburgim, ndërsa akuzohet edhe një varg vepra penale. 

Morsi nuk njeh Gjykatën e themeluar nën administrimin e përkohshëm jodemokratik ushtarak. Egjipti është përfshirë nga trazirat që nga përmbysja e presidentit Morsi në vitin 2013, ndërsa gjykatat egjiptiane kanë dënuar me vdekje qindra ithtarë të Vëllazërisë Muslimane. 

Autoritetet ushtarake egjiptiane po ashtu kanë shpallur Vëllazërinë Muslimane si “organizatë terroriste” nën pretendimin se ajo përhap dhunë. Lëvizja Vëllazëria Muslimane hedh poshtë këto akuza, duke pohuar se janë të përkushtuar aktivizimit paqedashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat