Tërmet në Iran, 4 të vdekur

Afrika

Tërmet në Iran, 4 të vdekur

Më: 6 janar 2017 Në ora: 12:29
Ilustrim

Një tërmet prej 5.1 ballësh sipas shkallës së Rihterit goditi një fshat në jug të Iranit të premten, duke lënë të vdekur katër persona, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Mediat njoftuan se dridhja e tokës ndodhi në orët e mëngjesit në fshatin Saifabad në afërsi të qytetit Khonj, rreth 1.000 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran.

Katër nga viktimat ishin shtetas afganë, të cilët ishin duke punuar në fermat lokale. Dhe në mesin e katër të plagosurve një është punonjës afgan.

Guvernatori lokal Mokhtar Abbasi tha se ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje për ‘tu ndihmuar banorëve në Saifabad ku po bëjnë edhe vlerësimin e dëmeve në fshatrat përreth.

Ai shtoi se tërmeti nuk ka ndikuar në infrastrukturë dhe shërbimet komunale.

Epiqendra e tërmetit ishte në zonat malore dhe pak të populluara rurale. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se tërmet ishte me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit në një thellësi prej dhjetë kilometrash në provincën iraniane Fars.

Tërmetet e fuqisë prej pesë ballësh mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Irani është i vendosur mbi një seri të linjave të paqëndrueshme sizmike dhe mesatarisht ajo ndikon në një tërmet të vogël në ditë. Në vitin 2003, rreth 26.000 persona humbën jetën në tërmetin prej 6.6 ballësh që rrafshoi me tokën qytetin historik juglindor Bam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat