Presidenti i ri i Ganës jep betimin

Afrika

Presidenti i ri i Ganës jep betimin

Më: 7 janar 2017 Në ora: 14:48
Nana Akufo-Addo

Nana Akufo-Addo është betuar si presidenti i ri i Ganës, pasi mundi presidentin aktual John Mahama në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Krerët e shteteve nga e gjithë Afrika e mijëra mysafirë dhe personalitete kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit në kryeqytetin Accra.

Akufo-Addo ka përsëritur betimin presidencial pasi ai u lexua atij në një ceremoni në Sheshin e Pavarësisë të kryeqytetit të shtunën.

Duke marrë betimin e zyrës, e cila përfaqëson dorëzimin e fundit paqësor të pushtetit në vend, Akufo-Addo ka premtuar  se do të mbrojë kushtetutën Ganës.

Ai është 72 vjeçar dhe një ish-avokat për të drejtat e njeriut i cili ka premtuar arsim falas të shkollës së mesme dhe më shumë fabrika.

Por, kritikët kanë vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e ambicieve të tij.

Mr Akufo-Addo, nga Partia e Re Patriotike, u zgjodh në përpjekjen e tij të tretë për të arritur këtë post, pas një fushate të dominuar nga ekonomia lëkundur e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat