Liderët e Afrikës Perëndimore i kanë thënë ultimatum deri në mesditë presidentit të Gambisë, Yahya Jammeh, që të heqë dorë nga pushteti pasi trupat senegale hynë në Gambia.
Jammeh ka kohë deri në mesditën e të premtes që të largohet nga zyra ose përndryshe forcat rajonale të mbështetura nga OKB-ja do të hynë brenda.
Komuniteti Ekonomik i Shteteve Perëndimore të Afrikës (Ecoëas), po e ndihmon Adama Barroë, i cili të enjten është betuar si president i ri i Gambisë.
Pas fitores së muajit të kaluar Barroë fitoi legjitimitetin si president dhe është njohur si i tillë ndërkombtarisht.