Izraeli e aprovon ndërtimin e 3.000 shtëpive të reja për hebrenjtë në Bregun e okupuar Perëndimor

Afrika

Izraeli e aprovon ndërtimin e 3.000 shtëpive të reja për hebrenjtë në Bregun e okupuar Perëndimor

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 14:24
Izraeli

Izraeli ka njoftuar sot se do t’i ndërtojë 3.000 shtëpi të reja për hebrenj në Bregun e okupuar Perëndimor.

Qëllimi i ndërtimit të shtëpive të reja ishte për t’i përmbushur kërkesat për shtëpi dhe “kthim në jetë normale”, ka thënë sot Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Ndërkohë, një zyrtar palestinez e ka dënuar vendimin dhe paralajmëroi se mundësitë për arritjen e paqes janë duke u shkatërruar.

Ky është njoftimi i tretë i tillë nga Izraeli qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën zyrtare .

Trump ka lënë të kuptohet se ai do të jetë më përkrahës ndaj kësaj çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat