Tre milionë njerëz në rrezik jete nga uria në Keni

Afrika

Tre milionë njerëz në rrezik jete nga uria në Keni

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 11:36
Ilustrim

Numri i banorëve të Kenias të cilët rrezikojnë të vdesin nga uria në vitin 2017 ka shkuar në rreth 2.7 milionë, krahasuar me 1.7 milionë sa ka qenë vitin e kaluar, flasin të dhënat të publikuara nga qeveria e Kenias, raporton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e pakta të shiut kanë shkaktuar që numri i njerëzve që përballen me urinë të rritet nga dita në ditë, është alarmi i ngritur nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Thatësirës (NDMA).

“Faza aktuale e thatësirës flet se situata është duke u përkeqësuar në shumë shtete, ndërsa kategoria më e prekur janë të moshuarit, të sëmurët dhe nënat me fëmijë të moshës nën pesë vjeçare”, thuhet në raportin e Agjencisë.

Qeveria në fillim të vitit lëshoi 88.5 milionë dollarë, shumë kjo e dedikuar për të luftuar efektet e thatësirës, ndërkohë që sot njoftoi se nga qarqet e goditura nga thatësirat do të marrë në përkujdesje mbi 100.000 kafshë shtëpiake të dobësuara, në mënyrë që të parandalojë humbjet e bagëtive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat