Ruanda ndalon përdorimin e telefonave nga mjekët

Afrika

Ruanda ndalon përdorimin e telefonave nga mjekët

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 13:49
Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë së Ruandës, Diane Gashumba, ka deklaruar se nuk do të lejojnë përdorimin e telefonëve nga mjekët gjatë kohës kur këta të fundit të jenë në punë.

Sipas një lajmi të mediave vendase thuhet se ministrja është shprehur se do të ndalojë përdorimin e telefonit për çdo punonjës të shëndetësisë.

Gashumba në fjalën e saj ka thënë gjithashtu se zyrtarët e kësaj ministrie janë duke punuar për këtë nismë.

Thuhet se vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonit nga punonjësit e shëndetësisë, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve në lidhje me këtë çështje. 

Me këtë vendim i cili pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, synohet të rritet cilësia në shërbimet shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat