Zmbabve: 246 vetë e humbën jetën nga vërshimet, kërkohet ndihmë

Afrika

Zmbabve: 246 vetë e humbën jetën nga vërshimet, kërkohet ndihmë

Më: 3 mars 2017 Në ora: 13:34
Ilustrim

Nga vërshimet në Zimbabve prej dhjetorit të vitit të kaluar, kanë humbur jetën 246 vetë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Kjo ka ndikuar që ky vend afrikan me mungesë të madhe të parave të gatshme, të kërkoj ndihmë ndërkombëtare.

Autoritetet u kanë bërë thirrje agjencive të jashtmme për 100 milionë dollarë ndihmë, pasi të reshurat e mëdha, që janë vlerësuar si mbimesatare, i kanë shkatërruar urat duke i izoluar disa komunitete nga rrugët tejet të rëndësishme furnizuese.

Qeveria e presidentit autoritar, Robert Mugabe, aktualisht ka probleme të mëdha me mungesë të fondeve, pasi thatësia e madhe vitin e kaluar i kishte shkatërruar të mbjellat.

Pjesa jugore e Zimbabvesë është goditur më së shumti nga vërshimet.

Forcat e armatosura janë angazhaur për të ndihmuar në shpëtimin e disa fshatarëve të bllokuar dhe ka shqetësime se disa penda mund të dobësohen dhe të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat