Shefi i OKB-së kërkon reagim masiv për të shmangur urinë në Somali

Afrika

Shefi i OKB-së kërkon reagim masiv për të shmangur urinë në Somali

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:26
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë masa për të shmangur urinë në Somali, ku, si pasojë e thatësirave, tre milionë njerëz përballen me mungesa ushqimesh.

Somalia, e përfshirë nga lufta civile dhe anarkia, po përballet me krizën e tretë të urisë në 25 vjet.

Në vitin 2011, uria ka shkaktuar vdekjen e 260,000 njerëzve.

"Ka shanse për të shmangur më të keqën... por, na duhet mbështetje masive e komunitetit ndërkombëtar për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve tragjike të vitit 2011", tha Guterres, i cili qëndroi në kryeqytetin Mogadishu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat