Libi, arrihet marrëveshje për armëpushim në Tripoli

Afrika

Libi, arrihet marrëveshje për armëpushim në Tripoli

Më: 16 mars 2017 Në ora: 16:57
Libi

Këshilli Presidencial i Qeverisë së Unitetit Kombëtar në Libi, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Tripoli dhe se të gjitha grupet e armatosura do të largohen nga qyteti.

Në deklaratën e Këshillit Presidencial të transmetuar nga mediat lokale theksohet se është mbajtur një takim me qëllim të dhënies fund të konfliktit në Tripoli midis forcave të Qeverisë së Unitetit Kombëtar dhe Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar.

Në përputhje me marrëveshjen, të gjitha grupet e armatosura, brenda 30 ditësh do të largohen nga vendet e pushtuara dhe do të lëshojnë qytetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat