26 persona vdesin nga uria në Somali

Afrika

26 persona vdesin nga uria në Somali

Më: 21 mars 2017 Në ora: 14:06
Ilustrim

Të paktën 26 persona kanë vdekur nga uria në rajonin jugor Jubaland të Somalisë, sipas portalit të Radio Mogadishu e cila është në pronësi të qeverisë.

Aty citohet ministri i brendshëm njëherësh  kryetari i Komitetit Abdirahman Mohamed Hussein të ketë thënë se vdekjet kanë ndodhur në 36 orët e fundit.

Ai bëri thirrje për ndihmë emergjente për të frenuar urinë, raportoi Radio Mogadishu.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ishte në Somali gjatë këtij muaji, ka thënë se nevojiten gati gjashtë milionë euro ndihma atje.

Vendi është kapluar nga një thatësirë shkatërruese e cila ka shkaktuar ngordhjen e bagëtive si dhe tharjen e lumenjve dhe puseve.

Qindra familje janë larguar tashmë nga  Jubaland dhe kërkuan strehim në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat