Piratët somalezë marrin peng një anije

Afrika

Piratët somalezë marrin peng një anije

Më: 8 prill 2017 Në ora: 19:07

Piratët somalezë dyshohet për rrëmbimin e një anije me ngarkesë, ka thënë të shtunën shefi i kompanisë së sigurisë detare.

Graeme Gibbon-Brooks, kreu i kompanisë private Dryad Maritime Intelligence, tha se burime industriale kanë konfirmuar rrëmbimin, raporton Reuters.

Detaje tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.

Ndryshe, ky është rasti i parë i paraqitjes së piratëve somalezë pas disa viteve të qeta në bregdetin e Somalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat