Solidaritet me Egjiptin

Afrika

Solidaritet me Egjiptin

Nga: Rainer Sollich Më: 11 prill 2017 Në ora: 08:48
ilustrim

Sulmi deri më tani më i përgjakshëm ndaj dy kishave kopte në Egjipt i afron edhe me shumë të krishterët dhe myslimanët. Presidenti Al Sisi nuk duhet ta humbë këtë shans, mendon Rainer Sollich.

Pas sulmeve ndaj dy kishave kopte të dielën (09.04), Egjipti po përjeton një valë jashtëzakonisht të madhe solidariteti: qytetarë myslimanë shprehin mbështetjen për minoritetin kristian, përbetohen në tweeter për unitetin e vendit dhe dhurojnë gjak për viktimat e terrorit. Mesazhi është sa sa ngushëllues aq edhe i qartë: ne jemi egjiptianë. Ne nuk lejojmë të na përëajnë me dhunë e duke nxitur urrejten!

Egjipti meriton edhe solidaritetin tonë! Kjo është përgjigja më e mirë që mund të japin egjiptianët ndaj terrorit. Sepse qëllimi i terroristëve është pikërisht që të përëajnë myslimanët dhe krishterët dhe që ta destablizojnë nga brenda shoqërinë egjitpiane.

Solidariteti, që të krishterët e Egjiptit po përjetojnë prej myslimanëve tani pas dy sulmeve, është një sinjal i rëndësishëm në adresë të të gjithë aktivistëve dhe simpatizantëve të "Shtetit Islamik" (IS),  që e ka pranuar me krenari të nevertishme autorësinë për të dyja sulmet. Myslimanët protestojnë duke  thënë  qartazi: terrori kundër atyre që kanë një besim tjetër nuk ka të bëjë aspak me besimin tonë!

Al-Sisi duhet të veprojë me maturi

Tani duhet të veprojë politika. President Abdelfatah Al-Sisi ka dekretuar tre muaj vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ka shpallur masa të përforcuara sigurie. Krishterët e Egjiptit kanë nevojë urgjente për këtë mbrojtje. Atyre nuk u mbetet asnjë alternativë, veëse të kenë besim tek qeveria e tyre dhe të bashkëpunojnë sa më shpejt të jetë e mundur - edhe pse për këtë ata mund të vihen më shumë në shënjestër të islamistëve radikalë, të cilët i shohin ata si vasalë të regjimit të urryer të  Al-Sisit.

Megjithatë qeveria deri tani nuk është preokupuar të mbrojë të krishterët dhe të ndalë vrasjet e dëbimet e koptëve nga gadishulli i Sinait. Në këtë drejtim Al-Sisi duhet të bëjë më shumë, edhe me mjete ushtarake. Por ai  duhet që edhe të veprojë me maturi. Një veprim edhe më i ashpër kundër kritikëve ndaj qeverisë dhe opozitarëve e veëanërisht shkeljet e mëtejshme të të drejtave të njeriut do të ishin fatale. Me të tilla veprime mund të përëahet shoqëria dhe gjendja për të krishterët mund të përkeqësohet edhe më shumë./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat