Arrestohen tre ushtarë për vrasjen e ministrit somalez

Afrika

Arrestohen tre ushtarë për vrasjen e ministrit somalez

Më: 4 maj 2017 Në ora: 23:04
Mogadisho

Policia somaleze ka njoftuar sot se janë arrestuar tre ushtarë në lidhje me vrasjen e ministrit somalez të vrarë sot në afërsi të pallatit presidencial në Mogadisho.

Zëdhënësi i policisë, Kasim Ahmed ka konfirmuar arrestimin, i cili u zhvillua në kuadër të hetimit që ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe rrethanave të të shtënave, ku humbi jetën ministri somalez.

Sipas hetimeve të para, bëhet e ditur  se vrasja ishte aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat