Një pjesëtar i ushtrisë amerikane vritet në Somali

Afrika

Një pjesëtar i ushtrisë amerikane vritet në Somali

Më: 5 maj 2017 Në ora: 16:47
Somali

Ushtria e SHBA-ve njoftoi të premten se një pjesëtar i shërbimit të saj është vrarë në Somali gjatë operacionit kundër grupit ekstremist Al Shabab, në kohën kur SHBA-të po forcojnë luftën kundër organizatave të lidhura me rrjetin terrorist Al Kaida.

Sipas kumtesës së Komandës së ushtrisë amerikane për Afrikë, pjesëtari i ushtrisë së SHBA-ve është vrarë të martën gjatë operacionit në afërsi të Bari, rreth 64 kilometra në perëndim të kryeqytetit Mogadisho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat