Ish-presidenti i Afrikës së Jugut përballet me akuza për korrupsion

Afrika

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut përballet me akuza për korrupsion

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:40
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, përballet me 16 akuza për korrupsion, konfirmoi kryeprokurori i këtij vendi, Shaun Abrahams.

Abrahams tha se ka "shanse të arsyeshme për një ndjekje të suksesshme".

Akuzat, të cilat Zuma i mohon, përfshijnë mashtrimin, shantazhin dhe pastrimin e parave.

Zuma, 75 vjeç, është detyruar nga partia e tij muajin e kaluar që të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat