9 të vrarë në një sulm në Tunizi - Bota Sot
9 të vrarë në një sulm në Tunizi

Afrika

9 të vrarë në një sulm në Tunizi

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:59
Ilustrim

Nëntë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Tunizisë janë vrarë sot në një sulm në perëndim të vendit, në afërsi të kufirit me Algjerinë, transmeton agjencia shtetërore e lajmeve TAP.

Njësiti policor Gar Dimaou në rajonin Jendouba ra në pritë, por autoritetet nuk dhanë më shumë detaje.

"Sulmuesit terroristë hodhën një granatë në makinën e parë të sigurisë dhe ka pasur konfrontime me armë zjarri", thonë burime të sigurisë.

Një nga vendet më sekulare të botës arabe, Tunizia u bë një objektiv për militantët pas ndryshimeve demokratike me një kryengritje kundër presidentit autokrat Zine Abidine Ben Ali në vitin 2011.

Disa militantë veprojnë në zonat e largëta pranë kufirit me Algjerinë.

Dy nga sulmet në vitin 2015 ishin kundër turistëve, i pari në një muze në Tunizi dhe i dyti në një plazh në Sousse. Sulmi i tretë ndodhi ndaj rojave të presidencës në kryeqytet, duke vrarë 12 prej tyre. Të tre sulmet u pretenduan nga Shteti Islamik.

Turizmi që nga ajo kohë është rikuperuar gradualisht.

Qeveria ka mbajtur gjendjen e jashtëzakonshme, duke i lejuar asaj pushtetin më të madh ekzekutiv në përpjekjet për të shkatërruar rrjetet militante.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera