Eritrea dhe Etiopia, drejt fundit të konfliktit shumëvjeçar

Afrika

Eritrea dhe Etiopia, drejt fundit të konfliktit shumëvjeçar

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 00:46
Takimi mes Presidentit të Eritresë, Isaias Afwerki, dhe kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed, është një dëshmi e përmirësimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Udhëheqësit e Eritresë dhe Etiopisë u përqafuan sot në aeroportin ndërkombëtar të Asmarës, një monent historik në njërin prej konflikteve më të gjatë në vendet afrikane.

Takimi mes Presidentit të Eritresë, Isaias Afwerki, dhe kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed, është një dëshmi e përmirësimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Takimi që u mbajt në kryeqytetin e Eritresë, Asmara, është i pari mes ty kryetarëve të shteteve që nga viti 2000, kur Afwerki dhe kryeministri i asaj kohe etiopian Meles Zenawi nënshkruan marrëveshjen e Algjerit, që i jepte fund zyrtarisht konfliktit të përgjakshëm dy-vjeçar mes të dy vendeve afrikane.

Etiopia pati refuzuar që ta zbatonte marrëveshjen e demarkacionit në kufirin mes të dy vendeve, dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vazhdoi ta mbante të pushtuar rajonin që i ishte dhënë Eritresë nga gjykata ndërkombëtare.

Kjo solli një luftë të ftohtë mes të dy vendeve të Afrikës Lindore, që zgjati për rreth 20 vjet, duke sjellë pasoja të rënda për Eritrenë, një vend shumë i vogël, krahasuar me Etiopinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat