Epidemia e Ebolas shfaqet sërish në Afrikë - Bota Sot
Epidemia e Ebolas shfaqet sërish në Afrikë

Afrika

Epidemia e Ebolas shfaqet sërish në Afrikë

Nga: ATSH Më: 1 gusht 2018 Në ora: 19:45
Ilustrim

Republika Demokratike e Kongos po përballet me një epidemi të re të etheve hemoragjike të Ebolas, që ka shkaktuar deri tani vdekjen e 20 personave, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Epidemia e re kërcënon rajonin e Beninit (lindje), ndërkohë që epidemia e mëparshmja kishte prekur pjesën veriperëndimore të vendit, raporton ATSH.

“Në këtë fazë, nuk ka të dhëna që të tregojnë se këto dy epidemi, zonat e të cilave janë 2500 km larg, të kenë lidhje”, shkruan në një komunikatë ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga Kalenga.

E njohur si një bastion i shumë grupeve të armatosura, provnica e Kivus së Veriut ka raportuar ditët e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë 26 raste me ethe të shoqëruara me hemoragji, ku 20 kanë vdekur në këtë rajon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera