Shpërthim i fortë në Mogadishu, dyshohet edhe për nxënës të vdekur

Afrika

Shpërthim i fortë në Mogadishu, dyshohet edhe për nxënës të vdekur

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 11:58
Mogadishu

Kryeqyteti i Somalisë, Mogadishu ka qenë cak i një shpërthimi të fortë.

Mediat lokale kanë raportuar se dyshohet për një shpërthim që të makine bombë në distriktin e Howlwadag, ku ka edhe të vdekur.

Në mesin e të vdekurve sipas BBC, dyshohet se ka edhe nxënës pasi që një shkollë afër vendit ku ka shpërthyer vetura është rrënuar tërësisht.

Somalia është cak i rregullt i militantëve të al-Shabab, që dëshiron ta rrëzojë qeverinë e mbështetur nga ndërkombëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat