Somali: Al-Shabab thotë se ka vrarë spiunin britanez

Afrika

Somali: Al-Shabab thotë se ka vrarë spiunin britanez

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:05
Somali

Grupi militant i Somalisë, al-Shabab, tha se ka vrarë pesë burra të akuzuar për spiunazh, njëri prej të cilëve është britanez.

Bazuar në një ueb-faqe të tyre, britanezi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka dhënë informata në qeveri për vendin ku jetojnë përkrahësit e al-Shabab në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Pesë të vrarët, mes moshave 22 e 36 vjeçe, u qëlluan në një ekzekutim publik.

Njëri nga ta thuhet se ka qenë i punësuar në qeverinë somaleze. Ai kishte vendosur një mjet në makinën e al-Shabab në mënyrë që spiunët amerikanë të dijnë se ku ndodhen.

Megjithatë, qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Somalisë ende nuk e kanë komentuar këtë lajm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat