Lirohen dhjetëra nxënësit e rrëmbyer në Kamerun

Afrika

Lirohen dhjetëra nxënësit e rrëmbyer në Kamerun

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Zyrtarët në Kamerun thanë se nxënësit e rrëmbyer në një shkollë në veriperëndim të këtij vendi, janë liruar.

Shtatëdhjetetetë nxënës dhe tre persona të tjerë u rrëmbyen të dielën në kryeqytetin e rajonit Bamenda.

Një shofer po ashtu u lirua, por drejtori dhe një mësues i shkollës vazhdojnë të mbahen peng.

Qeveria dhe separatistët në rajonin anglishtfolës akuzuan njëri-tjetrin për rrëmbimet.

Është e paqartë se kush i rrëmbeu nxënësit dhe pse, por autoritetet thonë se të liruarit po merren në pyetje para se të ribashkohen me prindërit e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat