Në Ganë hiqet statuja e Gandhit

Afrika

Në Ganë hiqet statuja e Gandhit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 23:51
Në Ganë hiqet statuja e Gandhit

Statuja e udhëheqësit indian, Mahtma Gandhi, është larguar nga universiteti më prestigjioz i Ganës pas ankesave të studentëve se ai ishte një racist kundër afrikanëve të zinj.

Statuja u hoq në mes të natës pas protestave nga studentët dhe fakultetet.

Kjo statujë ishte vendosur në Universitetin e Ganës Ganës në kryeqytetin Accra si dhe u zbulua nga ish-presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee dy vite më parë si një simbol i lidhjeve së dy kombeve.

Por pas vendosjes , profesorët në universitet shpejt filluan një peticion që bënte thirrje për largimin e statujës.

Ata citonin pasazhe të shkruara nga Gandi që përshkruanin indianët si “pafundësisht superior” ndaj afrikanëve të zinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat