Daut Haradinaj thotë se qytetarët janë kundër lëvizjes së kufijve, Thaçi do ta shohë realitetin

Aktuale

Daut Haradinaj thotë se qytetarët janë kundër lëvizjes së kufijve, Thaçi do ta shohë realitetin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:17
Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është deklaruar përsëri kundër prekjes së kufijve të vendit në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare paqësore me Serbinë.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se beson se edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të tërhiqet nga ideja e tij për “korrigjim kufijsh” mes dy vendeve.

“Presidenti s’do të dalë kundër vullnetit të shumicës në Kosovë”, është shprehur ai.

“Nuk do të duhej të ishte jashtë kësaj vije”, ka deklaruar Haradinaj.

“Vullneti i qytetarëve është kundër lëvizjes së kufijve”, ka theksuar deputeti i AAK’së. “Presidenti do ta shohë realitetin dhe s’do t’i hyjë këso eksperimenteve”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat