Mustafa: LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime

Aktuale

Mustafa: LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:46
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas deklarimeve që pati sonte gjatë takimit me kryesinë e partisë se LDK do të ketë rol opozitar, gjatë një postimi në Facebook ka sqaruar se “LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime, sepse dialogu kërkon qasje shumë serioze dhe vendime që mund t’i marrin vetëm ata që kanë përkrahje të qytetarëve”.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së rikonfirmuam qëndrimin tonë për dialogun. LDK përshëndetë dhe mirëpret përkrahjen e Presidentit Trump si dhe atë të BE-së për dialogun. LDK do të realizojë fuqishëm rolin e saj opozitar për t’i kontribuar këtij procesi. LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime, sepse dialogu kërkon qasje shumë serioze dhe vendime që mund ti marrin vetëm ata që kanë përkrahje të qytetarëve”, ka shkruar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat