Demantohen Limaj e Ahmeti: Temat e dialogut nuk do vijnë në Kuvend për votim

Aktuale

Demantohen Limaj e Ahmeti: Temat e dialogut nuk do vijnë në Kuvend për votim

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:57
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Ismet Kryeziu i cili njëherë është njohës i politikës në vend, ka thënë sot se temat e dialogut që do diskutohen nuk do vijnë në Kuvend për votim.

Që nga bashkimi i PSD-së me ekipin negociator qeveritarë, është thënë vazhdimisht nga ta se ky ekip do të kontrolloj dialogimin që presidenti i vendit Hashim Thaçi do ta bëjë në Bruksel.Limaj dhe Ahmeti kanë thënë se ata nuk do lejojnë nënshkrimin e marrëveshjeve para se ato të vijnë dhe të raportohen në Kuvendin e Kosovës, duke vënë madje edhe në rezolutën e votuar se për marrëveshjet e arritura do të nevojitet vota e hiq më pak se 80 deputetëve të Kuvendit.

Kjo sipas tyre do ja ndaloj Thaçit “marrëveshjet e dëmshme” ngase asgjë nuk do të kalojë pa votën e Kuvendit 

Por një gjë e tillë është demantuar nga udhëheqësi i organizatës për monitorimin e Kuvendit KDI. Ismet Kryeziu i cili njëherë është njohës i politikës në vend, ka thënë sot se temat e dialogut që do diskutohen nuk do vijnë në Kuvend për votim, 

Për votim do të vijë vetëm marrëveshja përfundimtare me gjitha temat në pako.

Mu për këtë arsye Kryeziu ka thënë se është shumë e rëndësishme që në përmbajtjen e marrëveshjes të jetë kontribuuese edhe LDK-ja.

Postimi i plotë i Kryeziut 

Temat e dialogut qe do diskutohen nuk do vijne ne Kuvend per votim, por per votim do vije marreveshja perfundimtare me t’gjitha temat ne pako.

Isa Mustafa dhe LDK-ja, kane udheheqe dhe kane qene pjese e dialogut edhe me se miri e dine sa munden me i kontribu dialogut duke refuzuar te jene pjese aktive e ekipit dialogus.Ne fakt asgje, perveç qe te votojne ose te refuzojne te votojne marreveshjen finale. LDK-ja duhet dhe eshte mire te jete pjese aktive e grupit negociator, jo per hir dekori ose formaliteti te konsensusit politk, por per faktin se mundet te ndihmojne ne permbajtjen e marreveshjes.Ne te kunderten te qenit jashte tavolines se bisedimeve s’do e fuqizoje asgje LDK-ne, por do kete mundesi te kemi nje marreveshje me permbajtje me pak te favorshme per qytetaret tane, e ne kete rast ata do jene edhe votuesit e LDK-se.

E te cilet ne fund te fundit me shume se per fatin e secilit subjekt politik, jane te interesuar te arrihet nje marreveshje e mire per shtetin e Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat