Prokurori jep detaje, tregon se pse u bastis shtëpia e Sabit Gecit

Aktuale

Prokurori jep detaje, tregon se pse u bastis shtëpia e Sabit Gecit

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:18
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci

(E plotësuar) - Djali i Sabit Gecit, Albani është në mesin e gjashtë të dyshuarve për krim të organizuar dhe fajde.

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka bastisur shtëpinë e Sabit Gecit dhe disa lokacione nën dyshimin për krim të organizuar.

Prokurori Sylë Hoxha jep detaje

Në mëngjesin e sotëm, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Me urdhër të Gjykatës, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Prokurori special, Sylë Hoxha, ka konfirmuar se bastisja është bërë nën dyshimin se djali i Sabit Gecit dhe disa persona të tjerë janë të përfshirë në fajde.

“Dyshohet se djali i tij është marrë me fajde së bashku me disa persona të tjerë dhe me urdhër të Gjykatës e kërkesë të prokurorit sot Policia ka shkuar dhe e ka bastisur shtëpinë e tij”, ka deklaruar Hoxha.

Tutje prokurori special Sylë Hoxha ka thënë se akoma nuk kanë ndonjë raport nga Policia e Kosovës se çfarë kanë gjetur apo bastisur në shtëpinë e Sabit Gecit.

Ndryshe, Policia e Kosovës akoma nuk ka dhënë detaje shtesë mirëpo deri më tani ata kanë konfirmuar vetëm bastisjen në këtë shtëpi.

Dyshohet për krim të organizuar dhe fajde

Image
Sabit Geci

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.

Zyrtarë të Policisë kanë thënë se aksioni është zhvilluar nën dyshimin e për fajde dhe detyrim.

Zyrtari për Informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se aksioni është zhvilluar nën dyshimin e për fajde.

"Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor krysisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes. Pas përfundimit të operacionit pilicor do të ju informojmë me detajet tjera", ka thënë Krasniqi.

***

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë trokitur në dyert e shtëpisë së ish komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Bastisja e shtëpisë së Gecit është duke u bërë nga policia për arsyeje ende të panjohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat