Presidenti Thaçi thotë se Kosova i përshtatet tërësisht politikave të SHBA-së, mbështet fuqishëm veprimet e Kryeministrit Rama

Aktuale

Presidenti Thaçi thotë se Kosova i përshtatet tërësisht politikave të SHBA-së, mbështet fuqishëm veprimet e Kryeministrit Rama

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:40
Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe Donald Trump

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka ofruar mbështetje të fuqishme kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në lidhje me veprimet kundër regjimit iranian në tokën shqiptare.

Thaçi ka thënë se Kosova i përshtatet tërësisht politikave të Departamentit të Shtetit Amerikan, pasi është zonë euroatlantike pa veprimtari keqdashëse, njofton Klan Kosova.

”Në mbështetje të fortë të kryeministrit Edi Rma në çështjen e Iranit. Kosova tërësisht i përshtatet politikave të Departamentit të Shtetit Amerikan, Sekrearit Mike Pompeo dhe Shtëpisë së Bardhë e Ambasadorit John Bolton për Iranin. Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë një zonë euroatlantike pa veprimtari jodemokratike keqdashëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat