Operacioni policor për fajde: Tre të arrestuar deri më tani

Aktuale

Operacioni policor për fajde: Tre të arrestuar deri më tani

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:49
Policia e Kosovës

Tre persona janë arrestuar deri më tani në operacionin policor kundër krimit të organizuar, detyrimit-fajdes, që po zhvillohet sot në rajonin e Prishtinës. 

Burimet brenda policisë thonë se grupi i dyshuar kishte detyruar viktimat të marrin fajde.

Sipas policisë, të njëjtit kanë zhvilluar lojë pokeri, e bastesh të ndryshme, ku i kishin futur qytetarët në borxh e më pastaj të njëjtit i kanë detyruar të futen në fajde.

Operacioni është zhvilluar në dhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë. 

Media në mëngjes ka raportuar se njëri ndër lokacionet e bastisura ishte edhe shtëpia e ish komandantit të UÇK-së, Sabit Geci në lagjen “Pejton” në Prishtinë, ku i dyshuar del të jetë djali i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat