Limaj thotë se dialogu me Serbinë do të jetë transparent

Aktuale

Limaj thotë se dialogu me Serbinë do të jetë transparent

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:05
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë më Shpend Ahmetin të cilët janë mandatuar nga Kuvendi për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë, kanë nisur takimet me krerë të institucioneve në vend.

Fillimisht Limaj e Ahmeti kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Ramsuh Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Krejt këto takime, sipas Limajt, janë në funksion të koordinimit të veprimeve dhe marrjes së gjithë informacioneve dhe dokumentacionit se çka është diskutuar deri me tani në bisedime me Serbinë.

Limaj thotë se procesi i dialogut me Serbinë do të përshkruhet me transparencë të plotë dhe llogaridhënie.

Një ditë më parë, delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë kanë mbajtur mbledhjen e parë konstituive në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat