Prokuroria Speciale njofton për bastisjet në 11 lokacione, përfshirë edhe shtëpinë e Sabit Gecit

Aktuale

Prokuroria Speciale njofton për bastisjet në 11 lokacione, përfshirë edhe shtëpinë e Sabit Gecit

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:56
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e Sabit Gecit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, më 20 dhjetor 2018, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin.

Burime të medias thonë se djemtë e Sabit Gecit, Kushtrim dhe Alban Geci, ende nuk kanë arritur të kapen nga policia.

E prokuroria Speciale thotë se pasi ta kenë raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së.

Media ka raportuar tek sot në orët e para të mëngjesit se pjesëtarë të Njësisë Speciale u drejtuan në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së, Sabit Geci. Djemtë e Sabit Gecit po dyshohet për përfshirje në fajde, detyrim e krim të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat