Ngrihet aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS

Aktuale

Ngrihet aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 15:47
ISIS

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër M.D., për shkak të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste në Siri.

Sipas aktakuzës, M.D., me qëllim që t’i bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi.

Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo që vepron në Siri dhe Irak.

M.D., ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, derisa është tërhequr nga këto organizata dhe i është dorëzuar autoriteteve të Turqisë, ku me kërkesë të tij është kthyer në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat