“Arbën Xhaferi” po merr formën përfundimtare, vendoset trari i fundit në urë

Aktuale

“Arbën Xhaferi” po merr formën përfundimtare, vendoset trari i fundit në urë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 16:53
Pal Lekaj, sot ka inspektuar punimet për përfundimin e urës 407

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka inspektuar punimet për përfundimin e urës 407, në autostradën “Arbën Xhaferi”, me ç ‘rast është vendosur trari i fundit në këtë urë.

Ai me këtë rast i ka përgëzuar  të gjithë punonjësit që me kontributin e tyre  të palodhshëm kanë bërë që ky projekt të realizohet me cilësi të lartë.

“Kjo urë lidh Kosovën me perëndimin dhe të gjitha shtetet që na kanë përkrahur. Sot kemi vendosur traun e 1414 në këtë urë, që tregon se kjo urë është më e gjata dhe më e larta në rajon si pjesë e një auto-udhe që lidhë korridore me rëndësi dhe i kontribuon edhe zhvillimit ekonomik të vendit”, tha  ministri Lekaj.

Ai po ashtu deklaroi se mbështetja e pa rezervë e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Haradinaj, ka bërë të mundur që projekti i autoudhës “Arbën Xhaferi” të përfundojë si duhet dhe brenda afateve të dakorduara.

Kreu i dikasterit infrastrukutor ka bërë me dije se projekti nuk do të përfundojë brenda këtij vit dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike. Kurse sa i përket mbylljes së rrugës nacionale u tha se që sot rruga do të jetë e hapur për qarkullim.

Ndërsa Riyadh Alkhazraji  nga “Bechtel & Enka” e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe ministrinë që ai e drejton, duke mos e lënë anash edhe qeverinë për përkushtimin e jashtëzakonshëm që të mënjanojnë pengesat e shfaqura gjatë realizimit të këtij projekti me rëndësi për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat