Letrat e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë, momenti i fundit për marrëveshje, sepse...

Aktuale

Letrat e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë, momenti i fundit për marrëveshje, sepse...

Nga: N.Sh Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 17:10
Donald Trump

Pas Kosovës, presidenti amerikan Donald Trump, i ka dërguar letër edhe Serbisë.

Pas letrave të presidentin amerikan Trump, analisti politik, Bahri Cani, vlerëson se, është momenti i fundit për marrëveshje mes forcave politike në Kosovë.

Sipas tij, nëse nuk ka marrëveshje, të tjerët mund të vendosin për Kosovën, e ky vendim sipas tij, mund të jetë i hidhur.

Ai thotë se këtë duhet ta dinë, presidenti, kryeministri pozita dhe opozita.

Cani përmes një postimi në Facebook, shprehet se,  mbyllja e dialogut me Serbinë është nj çështje edhe më e rendësishme sesa krijimi i Ushtrisë, pasi kjo e prek paqen në rajon dhe më gjerë.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e Bahri Canit:

Letrat e Trumpit per presidentet e Kosoves dhe Serbise... momenti mbase i fundit per marreveshje mes forcave politike ne Kosove. Nese nuk ka marreveshje, te tjeret mund te merren vesh dhe te vendosin per Kosoven, por pa Kosoven, e ky vendim mund te jete i hidhur. Kete duhet ta dine Presidenti, Kryeministri, pozita dhe opozita. Presidenti duhet ta dije qe nuk mund te funksionoje asgje kunder Parlamentit dhe Qeverise. Ndersa Kryeministri dhe Parlamenti duhet ta dine se Presidenti i ka funksionet dhe obligimet e veta. Mungesa e marreveshjes do te prodhoje vetem humbes, sepse mbyllja e dialogut me Serbine eshte nje ceshtje ndoshta edhe me e rendesishme sesa krijimi i ushtrise. Kjo ceshtje e prek Kosoven, e prek Serbine, Shqiperine, e prek paqen ne rajon dhe me gjere.

Tani nuk eshte koha per qendrime populiste, nuk eshte koha te mendohet per zgjedhjet e ardhshme, por per te ardhmen e vendit. Kjo ne vecanti vlene vetem per Hashimin, Ramushin, Kadriun dhe Fatmirin apo Shpendin, por edhe per Albinin dhe Isen. Ndryshe do te jete vone. Mjaft ka vuajtur populli i Kosoves me vendimet e mbrapshta, me kapriciet personale. Kush nuk eshte i gatshem per lojera te medha, duhet ta leshoje rrugen dhe kete ta thote publikisht. Nuk eshte marre. Marre eshte te luhet me vendin, te luhet me njerezit dhe paqen, te rrezikohen konflitke te reja politike por edhe te tjera. Ajo qe kurrsesi nuk guxon te lejohet eshte qe Kosova te shnderrohet ne poligon per matjen e muskujve - te miqve apo armiqve. Amerika dhe Rusia le t'i masin muskujt diku tjeter - jo ne Kosove.

E di qe nuk ju pelqen - por edhe Serbia duhet te ndihmohet te kaperdije kafshaten teper te hidhur te humbjes perfundimtare te Kosoves dhe ta kuptoje se ka te beje me nje ze dhe jo me kakofoni mendimesh. Presidenti Trump i ka shkruar edhe Serbise, e ata qe nuk e kuptojne mesazhin, nuk kane kuptuar asgje. Justifikimet me vone, se ky apo ai eshte fajtor, nuk i duhet askujt. Politikanet kujdesen per zgjedhjet e ardhshme, ndersa burreshtetasit per te ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat