Vritet edhe një i ri nga Kosova në Siri

Aktuale

Vritet edhe një i ri nga Kosova në Siri

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Ilustrim

Një tjetër shtetas i Kosovë është vrarë së fundi në Siri.

I vrari është një i ri nga Vushtrria. 

Viktima është Hysen Kaçanolli.

Familja e vushtrriasit, në Kosovë, gjatë kësaj jave janë njoftuar për vdekjen e tij.

Ndryshe, deri më tani, numri i shtetasve të Kosovës të vrarë në Siri e Irak, raportohet të jetë rreth 80, nga afër 200 prej të cilëve raportohet se ndodhen ende në zonat e konflikteve në Azi.

Ndërkohë, po sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj Murat Dernjanit. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e ISIS’it.

Shtetasi gjerman ishte arrestuar gjatë këtij viti në Turqi. Ai dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit, kryeterorristit shqiptar të vrarë në Siri.

Kosova është e ranguar në mesin e shteteve me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar organizatave terroriste “ISIS” e “Al-Nussra” në Siri e Irak, krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat