Edhe një ndihmë e madhe amerikane

Aktuale

Edhe një ndihmë e madhe amerikane

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Dje u nënshkrua një marrëveshje e re në mesh SHBA-ve dhe Kosovës që mundëson 20 stipendione të plota për gra kosovare në fusha që kanë ndërlidhje me sektorin e energjisë. Marrëveshja ka vlere prej afër një milion dollarë.

Express ka intervistuar Robert Denson, Presidentin e kolexhit DMACC në IOWA për rëndësinë e kësaj marrëveshje, për arsyet pse fokusi i këtyre stipendioneve është në sektorin e energjisë si dhe për kushtet e aplikimit.

Z. Denson, kur do të fillojë kolegji juaj të ofrojë bursa për gratë kosovare?

Robert Denson: Sot kam nënshruar marrëveshjen me z. Petrit Selimi nga Fondacioni Kosovar i Mileniumit, e cila do ti mundësoje 5 grave të para kosovare të fillojnë studimet në Des Moines qysh në vjeshtë të vitit 2019. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm dhe jemi të gëzuar ti mirëpresim këto gra të cilat po përgatiten të fitojnë njohuri dhe shkathtësi praktike në mënyrë që të bëhen lidere në sektorin e energjisë në Kosovë. DMACC ka një përvojë të gjatë në fushat të cilat janë të lidhura drejtëperdrejt me sektorin privat të energjisë.

Cilat do të jenë kualifikimet e nevojshme dhe kur do të mund të aplikojnë gratë kosovare për këto bursa?

Denson: Ne do të bashkëpunojmë në javët në vazhdim me MFK-në në Prishtinë për te dizajnuar një proces konkurrues dhe të drejtë për aplikantet. Mësimdhënia është në gjuhën angleze dhe kolegji gjindet në Amerikë, andaj gjuha angleze do të jetë një nga kriteret por e kuptoj plotësisht që MFK do të shikojë edhe mundësinë e ofrimit të kurseve intenzive për ata kandidatë të cilët nuk e flasin gjuhën angleze. DMACC do të mbulojë shpenzimet e shkollimit, ndërsa MFK, përmes sigurimit të mbështetjes nga sektori privat do të mbulojë të gjitha shpenzimet e tjera përgjat qendrimit në Des Moines, kështu që nuk ka para-kushte financiare për aplikantët. Më duhet të theksoj se gjithashtu nuk ka edhe limit të moshës dhe mirëpresim pranimin e grupeve të ndryshme të grave Kosovare.

Pse jeni duke u fokusuar në ofrimin e bursave në sektorin e energjise e jo në atë të shkencave shoqërore apo mjekësore?

Shiko, DMACC është njëra ndër shkollat më të mira të infermierisë në këtë pjesë të kombit, por Fondacioni Kosovar i Mileniumit ka në fokus ta ndihmojë sektorin e energjisë në Kosovë në adresimin e mungesës së grave në këtë sektor. E kuptoj që ata janë duke e lansuar një program të madh i cili do ti ndihmojë Kosovës të adresojë çështje si energjia e rikuperueshme dhe energjia efiçente por industrisë së energjisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar. Programi ynë i përbashkët do të fillojë të adresojë këtë problematikë. Lëndët të cilat në do të mbulojmë janë të shumëllojshmë, duke filluar nga menaxhimi i turbinave me erë, tek energjia diellore dhe zhvillimii i energjisë efiçente.

Pse Iowa ka treguar interes kaq të madh në bashkëpunimin me Kosovën? Ka shumë delegacione aty?

Iowa dhe Kosova janë zyrtarisht shtete të binjakëzuara përmes një marrëveshjeje të nënshkruar gati 10 vite më parë. Kjo marrëveshje bazohet në bashkëpunimin ushtarak por në rastin e Kosovës është thelluar edhe në shumë fusha të tjera. Këtu në Des Moines mund të bleni verën Stonecastle në dyqanet tona, mund të shihni Kosovarë të fushave të ndryshme duke u takuar me homologëtt e tyre Ajovanë dhe Kosova është shteti i vetëm i cili ka konsullatë në Ioëa. Shumë njërëz kanë ndihmuar në ndërtimin e këtyre marrëdhënieve shoqërore jo më pak se Gjenerali Orr i Gardës Kombëtare të Iowa-së.

Marrëveshja e mirëkuptimit e cila është nënshkruar është një derë e hapur shtëse për bashkëpunim në fushën e arsimit. Më duhet të komplimentoj Z. Perit Selimin dhe ekipin e tij të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në arritjen e bashkëpunimit me sektorin privat amerikan dhe e kanë bërë të mundur lansimin e këtij bashkëpunimi. Programi i bursave do të jetë i hapur edhe për kolegje të tjera të Shteteve të Bashkuara, dhe përmes ndihmës së qeverisë amerikane dhe kompanive private gjatë viteve në vazhdim do të sjellë edhe më shumë gra Kosovare për të studiuar në fushat që ndërlidhen me energjinë. është një ide e shkëlqyeshme dhe praktike dhe jemi krenarë që jemi pjesë e këtij zhvillimi të gjerë.

19 Dhjetor, 2018

Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat