Këto janë "veprat" e Sabit Gecit dhe djemve të tij: Ai njihet si dashnori i...

Aktuale

Këto janë "veprat" e Sabit Gecit dhe djemve të tij: Ai njihet si dashnori i...

Nga: N.Sh Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 19:25
Sabit Geci me djalin e tij Albanin

Policia e Kosovës, sot ka kryer një bastisje në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit, pasi djali i tij, Albani dyshohet të jetë i përfshirë në një rrjet fajdesh në Prishtinë.

Burimet e sigurta të gazetës “Bota sot” nga ish-pjesëtar të UÇK-së, kanë treguar për disa gjëra të jashtëligjshme për Sabit Gecin.

Ky burim, tregon për disa vepra që ka kryer Sabit Geci me grupin e tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Burimi thotë se, Geci ka bërë policinë sekrete brenda UÇK-së, i ka shërbyer Shtabit të Rognerit.

Image
Hashim Thaçi dhe Sabit Geci

“Sabit Geci me grupin e tij, kanë bërë të ashtuquajturën polici sekrete të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dihet shumë mirë se ky i ka shërbyer Hashim Thaçit dhe Shtabit të Rognerit. Gjithashtu, shumë tortura gjatë luftës dhe pas luftës kanë vulën e Sabit Gecit me bandën e tij”, thotë ky burim për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se Geci është shok i ngushtë i Thaçit, Veselit, Azemit dhe Halitit.

“Sabit Geci është shok i ngushtë i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Azem Sylës dhe Xhavit Halitit”.

“Ai, po ashtu ka bërë tortura ndaj shqiptarëve të pakrahë gjatë luftës, ka kryer dhunime dhe vepra amorale. Këto janë heroizmat që i atribuohen Sabit Gecit para, gjatë dhe pas luftës, i cili njihet si dashnori i L. Xh.”, thekson tutje burimi i gazetës.

Sipas këtij burimi, djemtë e Gecit kanë sulmuar shtëpinë e Hashim Thaçit.

“Sulmi në shtëpi të Hashim Thaçit, kur ishte kryeministër ishte vepër e djemve të Sabitit. PDK-ja e donte at sulm të ia mveshte Ramush Haradinaj. Ashtu aludoi te vet paraqitja e Hashim Thaçit dhe sidomos e Hajredin Kuçit”, thotë ai, i cili shton së këto vepra kriminale do të hetohen edhe nga Gjykata Speciale.

“Për këto vepra të kryera nga të tjerët sot në burg krejtësisht i pafajshëm është Syljeman Selimi i cili nuk ishte kurrë vartës dhe simpatizant i Hashim Thaçit të cilit iu ndalua Kosova sa ishte Selimi komandant i Përgjithshëm”, thotë ky burim i Gazetës.

Sabit Geci një muaj më parë është liruar me kusht nga burgu i cili akuzohej për krime lufte.

 “Po është liruar sot me kusht. Sabit Tafil Geci ka qenë i akuzuar për krime lufte ku ishte duke e vuajtur dënimin prej 8 vitesh burg, pasi i ka kaluar 2/3 ka fituar të drejtën e lirimit me kusht”, kishte thënë avokati Tahir Rrecaj.

Ai ka shtuar se para një muaji janë liruar edhe Rrustem e Hetem Geci të cilët së bashku me Sabit Tafil Gecin ishin shpallur fajtorë për krime lufte.

Rreci ka thënë se të tre ishin dënuar në shkallën e parë me 13 vite burg, por pas ankesës Gjykata e Apelit ua kishte zbritur dënimin në 8 vite.

“Që të tre kanë kaluar 2/3 e dënimit dhe kanë fituar të drejtën e lirimit me kusht”, tha Rrecaj.

Ndryshe, bastisja në shtëpinë e Geci rezultoi të mos ketë qenë e suksesshme për Policinë. I dyshuari Alban Geci nuk arriti të kapet nga njësia speciale dhe i njëjti tash ndodhet në arrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat