Sot, gjatë një takimi me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s në Napoli, admirali James Foggo, mbështeti transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njoftoi ambasada e SHBA në Kosovë.
"Këtë mëngjes, ambasadori Kosnett u takua me komandantin e Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali ka konfirmuar mbështetjen e SHBA për FSK-në", thuhet në deklaratë.
SHBA mbështetën fuqishëm miratimin e paketës së ligjeve mbi transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës, të cilat u miratuan në Parlamentin e Kosovës, më 14 dhjetor.