Krasniqi godet Isa Mustafën, thotë se LDK’ja ka dalë prej natyrës si parti konsensusi e kompromisi

Aktuale

Krasniqi godet Isa Mustafën, thotë se LDK’ja ka dalë prej natyrës si parti konsensusi e kompromisi

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 21:18
Milazim Krasniqi

Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, i ka bërë një analizë partisë në të cilën dikur bënte pjesë.

Krasniqi ka thënë se “gjëja më e panatyrshme” që i ka ndodhur LDK’së “ka qenë ardhja e Isa Mustafës në krye”.

Ai ka kujtuar se LDK’ja, si parti, u formua si rrymë antikomuniste - ndërsa Mustafa dikur bënte pjesë në udhëheqjen komuniste të vendit.

Krasniqi ka vlerësuar se LDK’ja ka dalë nga filozofia që e përfaqësonte ish-kryetari i ndjerë i saj, Ibrahim Rugova.

“Nuk ka pasur njeri më të gatshëm për kompromise sesa Rugova”, ka deklaruar Krasniqi.

“Kjo parti, me këtë lloj lidershipi, ka dalë prej natyrës si parti konsensusi, kompromisi, tolerance”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, figurat e reja në LDK nuk janë “produkte të natyrshme të filozofisë së LDK’së”.

Disa prej tyre, ka vlerësuar ai, janë “zëra më radikalë se eksponentët radikalë të Vetëvendosjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat