Deputeti i LDK-së: Nuk e votojmë buxhetin e vitit 2019

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Nuk e votojmë buxhetin e vitit 2019

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 23:51
Kuvendi i Kosovës

 Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka qenë i ashpër në kritika ndaj mënyrës se si koalicioni qeverisës e ka hartuar buxhetin për vitin 2019. Prandaj ka thënë se nuk mund ta votojë si të tillë.

Ai ka thënë se LDK-ja i ka bërë një analizë serioze buxhetit, dhe ka konstatuar se ka shpërndarje disproporcionale për Komunat, për prioritetet që vetë i ka caktuar kjo Qeveri.

“Kemi vërejtur se ka shpërputhje të madhe me ato që janë thënë në programin qeverisës. Rritja e buxhetit për arsim dhe shëndetësi nuk korrespondon me rritjen e buxhetit në përgjithësi”, ka thënë Rugova.

Ai ka thënë se projektbuxheti i vitit të ardhshëm, është “garë mes partnerëve të koalicionit me projekte të Komunave me të cilat udhëheqin”.

Seanca për votimin e projektligjit për buxhetin është nesër (e premte) në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat