Pacolli: I adhuroj kritikat e shëndetshme, por jo fyerjet

Aktuale

Pacolli: I adhuroj kritikat e shëndetshme, por jo fyerjet

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 08:06
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli është shprehur se i adhuron kritikat e shëndetshme, mirëpo jo fyerjet.

Pacolli kështu përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social Facebook është përgjigjur për kritikat e marra së fundi. “Përvoja ime e gjatë më ka mësuar të krijoj një përkufizim për disa njerëz që e konsiderojnë veten e tyre si të mbinatyrshëm dhe që për këtë arsye mund të kritikojnë këdo, madje duke simuluar si të dijshëm. Në përvojën time, këta njerëz arrogantë janë ata që nuk kanë bërë asgjë për shoqërinë e , madje edhe për veten e tyre por nuk ndalen te merret me punën e të tjerëve . I adhuroj kritikat e shëndetshme, por jo fyerjet ad hominem. Kjo i bie: dikush që nuk ka shtëpi te veten (nuk e ka ndërtuar kurrë) e kritikon kualitetin e atij qe ka ndërtuar tere jetën shume shtëpi”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat