Letra e Trumpit për Kosovën: “Askush s’ka të drejtë ta keqpërdor kundër interesit të Kosovës”

Aktuale

Letra e Trumpit për Kosovën: “Askush s’ka të drejtë ta keqpërdor kundër interesit të Kosovës”

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 08:47
Donalt Trump, Hashim Thaçi

Profesor Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, thotë se letra e presidentit amerikan, Donald Trump dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ishte e adresuar për qytetarët e Kosovës.

Kurti thekson se, presidenti Trump e mbështet një marrëveshje në të ardhmen e afërt Kosovë-Serbi, por sipas tij, nuk guxon me asnjë kusht që të cenoj sovranitetin e Kosovës.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, thotë se këtë letër nuk duhet askush që të keqpërdor si autorizim për të realizuar agjendat vetjake duke shkuar kundër interesit apo integritetit të Kosovës.

“90 % e popullatës Kosovare nuk e mbështesin një ndryshim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndonëse përkrahin dialogun për një marrëveshje të mundshme pajtimi mes dy vendeve. Çdo veprim i kundër vullnetit të popullit Kosovar, mund të na çojë deri në një destabilitet të rajonit”, shkruan Kurti transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Letra e Presidentit Amerikan, Donald Trump edhe pse mbante emrin e presidenti Thaçi, të adresuarit më direkt ishin qytetarët e Kosovës.

Përmes kësaj letre, Presidenti Trump, mbështet një marrëveshje në të ardhmen e afërt mes Kosovës dhe Serbisë - por kjo marrëveshje me asnjë kusht nuk guxon të cenojë sovranitetin e Kosovës për të cilën SHBA ka investuar shumë.

Kjo letër e Presidentit Amerikan nuk duhet nga askush të keqpërdoret si autorizim për të realizuar dhe shtyrë agjendat vetjake duke shkuar kundër interesit apo integritetit territorial të Kosovës.

Të gjithë faktorët politikë duhet ta kenë të qartë se

90 % e popullatës Kosovare nuk e mbështesin një ndryshim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndonëse përkrahin dialogun për një marrëveshje të mundshme pajtimi mes dy vendeve.

Çdo veprim i kundër vullnetit të popullit Kosovar, mund të na çojë deri në një destabilitet të rajonit.

F.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat