Vetëvendosje: Thaçi po planifikon ta rrënojë KQZ-në

Aktuale

Vetëvendosje: Thaçi po planifikon ta rrënojë KQZ-në

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:52
Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla

(E plotësuar) - Zvarritja e emërimit të anëtarëve të KQZ-së nga presidenti Hashim Thaçi, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të kërkojë emërimin sa më të shpejtë të anëtarëve në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017.

Deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu sot në konferencë për media ka njoftuar se presidentit i është dërguar kërkesë që sa më shpejtë të aprovohen dy anëtarët e propozuar nga ta.

Haxhiu: Vendimet e papranueshme do të kontestohen në të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese

“Anëtarin e deritanishëm zotëri, Adnan Rrustemi dhe zonjën, Nazlie Bala. Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga presidenti që sa më parë të konfirmojë dy anëtarët e propozuar të KQZ-së që do të përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje në këtë mandat, dhe që ky person të tërhiqet nga skenar të tillë për të tregtuar përbërjen e KQZ-së. Çfarëdo vendimi tjetër përveç asaj që na garanton kushtetuta, ligji dhe rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit, do të jetë i pa pranueshëm dhe do të kontestohet në gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese”, tha Haxhiu.

Deputeti Xhelal Sveçla tha se ka mbi një vit që KQZ-ja po mbahet peng nga Thaçi.

Sveçla: KQZ- ka nevojë për t’u ndihmuar dhe përmirësuar, e jo për t’u bllokuar dhe degraduar

 

“Këtyre ditëve, kur i përfunduan gjitha skenarët e mundshëm, po synon ta degradojë KQZ-në deri në rrënim, përmes emërimit të anëtarëve të KQZ-së në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, praktikën e deritanishme, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për grupet parlamentare dhe standardet ndërkombëtare për trupat administrimit të zgjedhjeve. KQZ- ka nevojë për t’u ndihmuar dhe përmirësuar, e jo për të bllokuar dhe degraduar. Si institucion i rëndësishëm për demokracinë në vend, ai nuk mund të përdoret për pazare të politikës ditore, në interesa personale, apo grupore”, shtoi ai.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka rreth një vit që është jo funksional pasi anëtarëve u ka kaluar mandati.

Partitë opozitare, veçmas LDK-ja dhe Vetëvendosje e kanë akuzuar Thaçin për shkelje të detyrave kushtetuese, dhe kanë përsëritur që meritojnë nga dy anëtarë në këtë organ.

***

Mos emërimi i anëtarëve të KQZ-së nga ana e presidentit Thaçi, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të kërkoi nga ai respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mos rrënimin e KQZ-së duke emëruar në mënyrë të paligjshme anëtar të partive tjera.

Në një konferencë për media, deputeti Xhelal Sveçla u shpreh mjaft kritik ndaj presidentit, duke thënë se ka më shumë se një vit e gjysmë që KQZ është mbajt peng nga Hashim Thaçi në mënyra të ndryshme.

“Kur përfunduan gjitha skenarët, po planifikon me rrënuara KQZ-në, duke shkelur Kushtetutën dhe emëruar në mënyrë të paligjshme anëtar të partive të tjerave”, tha ai.

Ndërsa, deputetja tjetër nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se përbërja e KQZ-së duhet të shihet nga integriteti i zgjedhjeve përmes garës elektorale.

Ajo njoftoi se VV sot ka dërguar kërkesë për emërim të dy anëtarëve nga kjo parti për KQZ-së.

Sipas saj, Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala dy të propozuarit e VV-së duhet të aprovohen sa më shpejtë nga presidenti, Hashim Thaçi.

***

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në lidhje me KQZ-në në të cilën flasin deputetët, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat