Mustafa u shkruan ambasadorëve të Kuintit dhe BE-së, ja për çfarë e akuzon Thaçin

Aktuale

Mustafa u shkruan ambasadorëve të Kuintit dhe BE-së, ja për çfarë e akuzon Thaçin

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 11:37
Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e partisë së tij rreth tendencave të Presidentit HashimThaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars 2018, “duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetues”.

Sipas njoftimit të lëshuar nga LDK-ja, letra sqaron dhe reagon ndaj tendencës së Presidentit Thaçi, “pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës, pjesë e të cilit fatkeqësisht Presidenti ende ndihet,  shumicë në KQZ duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi.”

 “Në fund kryetari Mustafa njoftoi se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mos materializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Të bashkangjitur gjeni letrën e skanuar dërguar për Ambasadorin e SHBA-ve Philip Kosnett, e cila u është përcjellë të gjithë të lartpërmendurve./BS

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat