Hoti: LDK-ja s’e pranon ftesën e Kadri Veselit

Aktuale

Hoti: LDK-ja s’e pranon ftesën e Kadri Veselit

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 12:15
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të diskutuar për dialogun me Serbinë. Qëndrimin e tyre kjo parti opozitare e shpalosi përmes një konference për media.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ftesën e Veselit e ka konsideruar si përpjekje për të fituar legjitimetin që i mungon koalicionin qeverisës.

Hoti: LDK nuk e pranon ftesën e Veselit

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e pranon ftesën e Veselit, legjitimitet për të udhëhequr me institucionet e vendit, përkatësisht me Kosovën, nuk fitohet me tryeza politike. Ftesa e zotëri Veseli është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr me Kosovën”, ka thënë ai .

Hoti tha se në pjesën e parë të këtij viti i kanë dhënë mundësi koalicionit PAN që përmes tryezave politike të tejkalohet kriza institucionale, por sipas tij arroganca e koalicionit e ka pamundësuar këtë.

Tutje ai ka shtuar se në mungesë të legjitimiteti  të kësaj qeverisje, sot në Kuvendin e Kosovës do mbahet seancë plenare kur do të diskutohet për pikat që nuk janë përfunduar në  gjithë sesionin vjeshtor.

Sipas tij,  dialogu nuk mund të udhëhiqet edhe me votat e PSD-së, dhe as me platformën që tejkalon Kushtetutën e Kosovës.

Hoti: Dialogu nuk mund të udhëhiqet me platformë dhe ligj që tejkalon Kushtetutën

“Në javën që lamë pas, kemi parë një përpjekje për të arnuar koalicionin PAN me votat e PSD-së, që në fakt janë vota të fituara nga një parti tjetër. Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota, që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës, dhe as nga ata me mandate të huaja në Kuvend. Dialogu nuk udhëhiqet me platformë apo ligj që tejkalon Kushtetutën. Ne jemi duke bërë dialog për të ribërë shtetin e Kosovës",  ka shtuar Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se ekipi i dialogut është qeveria legjitime, me rolin kyç mbikëqyrës të opozitës dhe të shoqërisë civile.

Hoti ka shtuar se Veseli dhe Haradinaj duhet ta pranojnë se nuk kanë fuqi politike për të udhëhequr me vendin.

 

Krejt në fund gjatë kësaj konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka ftuar partitë politike të mblidhen dhe të dakordohen që të dalin nga kriza institucionale.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë një konferencë për media, ka folur për ftesën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të cilën e ka quajtur përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr Kosovën.

Hoti thotë se, i kanë dhënë mundësi koalicionit PAN që të dakordohen për dalje nga kriza institucionale, por sipas tij, arroganca e këtij koalicioni e ka pamundësua gjetjen e një zgjidhje.

“Në javën që lamë pas, kemi parë një përpjekje për të arnuar koalicionin PAN me votat e PSD-së, që në fakt janë vota të fituara nga një parti tjetër. Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota, që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës, dhe as nga ata me mandate të huaja në Kuvend. Dialogu nuk udhëhiqet me platformë apo ligj që tejkalon Kushtetutën. Ne jemi duke bërë dialog për të ribërë shtetin e Kosovës. Platformë dhe ligj për dialog është Kushtetuta e Kosovës. Ndërkaq, ekip i dialogut është Qeveria legjitime, me rolin kyç mbikëqyrës të opozitës dhe të shoqërisë civile”, ka thënë Hoti, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni më poshtë fjalën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti në konferencën e sotme:

LDK-ja nuk e pranon ftesën e z. Veseli

Legjitimiteti për të udhëhequr me vendin nuk fitohet me tryeza politike.

Ftesa e z. Kadri Veseli është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr me Kosovën.

Si rezultat i mungesës së legjitimitetit, sot Kuvendi i Kosovës mblidhet për të votuar pikat e diskutuara në 11 seanca plenare, duke filluar nga seanca e datës 13 shtator 2018.

Praktikisht, asnjë seancë e rregullt në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës nuk është mbyllur në mënyrë të rregullt.

Kjo pra është mungesa e legjitimitetit.

Ne i kemi dhënë mundësi koalicionit PAN që, përmes katër tryezave të partive politike në pjesën e partë të këtij viti, të dakordohemi për dalje nga kriza institucionale.

Por, arroganca e koalicionit PAN e ka pamundësuar gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Në javën që lamë pas, kemi parë një përpjekje për të arnuar koalicionin PAN me votat e PSD-së, që në fakt janë vota të fituara nga një parti tjetër.

Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota, që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës, dhe as nga ata me mandate të huaja në Kuvend.

Dialogu nuk udhëhiqet me platformë apo ligj që tejkalon Kushtetutën.

Ne jemi duke bërë dialog për të ribërë shtetin e Kosovës.

Platformë dhe ligj për dialog është Kushtetuta e Kosovës.

Ndërkaq, ekip i dialogut është Qeveria legjitime, me rolin kyç mbikëqyrës të opozitës dhe të shoqërisë civile.

Më lejoni të theksoj edhe një herë se z. Veseli dhe z. Haradinaj duhet të pranojnë se nuk kanë fuqi për të udhëhequr me institucione.

Mbi këtë bazë të mblidhemi të gjitha partitë politike parlamentare për tu dakorduar për dalje nga kriza.

Vetëm atëherë ne mund të marrim pjesë në tryezë.

Ndryshe, ne jemi opozitë.

Ne do të luajmë rolin e opozitës mbi bazën e kushtetutës, një opozitë e fuqishme në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat