Kosnett: Përkrahja amerikane për rend dhe ligj nuk do të mungojë

Aktuale

Kosnett: Përkrahja amerikane për rend dhe ligj nuk do të mungojë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:05
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Sipas komunikatës për media nga MPB, në këtë takim, Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u  diskutua  për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Mustafa ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e sigurisë, veçanërisht për përkrahjen në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të  ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Ndërsa, ambasadori amerikan,  Philip Kosnett tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Kosovën, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit, nuk do të mungojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat