S’ka kuorum, përfundon seanca e Kuvendit

Aktuale

S’ka kuorum, përfundon seanca e Kuvendit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:24

(E plotësuar) - Në mungesë të kuorumit ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Sot janë votuar disa projektligje, njëri ndër ta është votuar në parim edhe projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar deputetët se gjatë javës së ardhshme do të thirret seancë.

Votohet në parim projektbuxheti me pesë kushte të PSD-së, vazhdon seanca

Kuvendi i Kosovës me 62 vota për ka votuar në parim projektligjin për Buxhetin 2019.

Projektbuxheti është përkrahur nga PSD-ja por me pesë kushte, për të cilat kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kërkesat e PSD-së janë të drejta dhe nga dita e hënë do të fillojnë përfillen.

Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës të miratohet buxheti.

Shefi i GP të PSD-së, Dardan Sejdiu, tha se ndër pesë kërkesat janë: Ligji për pagat të miratohet në lexim të dytë së bashku me leximin e dytë të projektbuxhetit, me theks të veçantë në kërkesat e sektorit të shëndetësisë, Ligji për dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra me datën 24 dhjetor, Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim jo më larg se tre muaj nga sot, Funksionalizimin e plotë të Ministrisë së Bujqësisë, lirimin nga detyra I ministrit të Bujqësisë, si dhe Projektbuxheti i Republikës së Kosovës është tepër i ngarkuar me skema sociale e benefite pensionale.

Sejdiu: Ne si PSD kemi pesë kërkesa konkrete për të cilat presim zotim

“Nuk pajtohemi në asnjë rrethanë që buxheti I Kosovës, pagat, investimet, orientimet tjera zhvillimore e sociale sa do problematike që mund të jenë në aspektin parimor. Në mënyrë që në parim të përkrahim projektbuxhetin, ne si PSD kemi pesë kërkesa konkrete për të cilat presim zotim publik prej jush z. kryeministër”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj ka thënë se në kohën kur Lista Serbe ka provuar me kushtëzuar Kosovën, vërtet PSD ka mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me proceduar tema me rëndësi, siç është ushtria.

 

Haradinaj: Kërkesat e PSD-së janë të drejta dhe do t’i përfillim

“I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar me kushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që I kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me I ec disa tema që janë me rëndësi siç është ajo e ushtrisë. Kërkesat që i ceket sot janë të drejta dhe ne në diskutim si koalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju. Pra, të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit për dialogun ne qeveri dhe me sjellë këtu”, ka thënë Haradinaj. 

Projektbuxheti për vitin 2019 është paraparë të jetë 2.3 miliardë euro, ndërsa pas votimit në lexim të parë, kërkohet që ky projektligj të votohet edhe në leximin e dytë pas shqyrtimit nëpër Komisione parlamentare.

Kuvendi ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës, megjithatë, nuk ka arritur ta miratojë disa projektligje, pasi nuk kishte kuorum për votim.

Deputetët kanë shkuar në pauzë për 15 minuta për të vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës.

Kuvendi miraton ndarjet buxhetore për vitin 2019

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e rregullt plenare.

Me 62 vota për është miratuar Projektligji për Ndarjet Buxhetore në vitin 2019.

Paraprakisht,  Partia Socialdemokrate ka kushtëzuar votimin e këtij projektligji me disa kërkesa.

Të njëjtat, i janë parashtruar kryeministrit të  vendit, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq që ky i fundit ka thënë se PSD-ja është treguar shumë parimore në shumë situata, dhe si e tillë kërkesat e tyre janë të drejta.

Në këto pika të kërkesave të PSD-së, përfshihet edhe lirimi nga detyra i ministrit të Bujqësisë.

PSD ia bën kuorumin pozitës

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën për votimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

Përderisa VV dhe LDK kanë braktisur seancën PSD-ja është duke qëndruar ne seance dhe është duke votuar disa nga pikat.

Deri më tani PSD  ka votuar Projektligjin për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit për Hekurudhat e Kosovës si dhe Projektligjin për shërbimet postare, projektligje të cilat janë miratuar deri më tani.

***

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte planifikuar të nis në orën 13:00 ka nisur me vonesë.

Seanca e cila po kryesohej nga nënkryetari Xhavit Haliti, nisi me hedhjen në votim të projekt-rezolutës për dështimet e Qeverisë në politikën e jashtme, të propozuar nga LDK  dhe VV.

Kjo rezolutë nuk kaloi, pasi që në votim morën pjesë vetëm 40 deputetë, ku 37 ishin për dhe 3 abstenime.

Partitë opozitare nuk morën votuan fare.  Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se të gjitha pikat e rendit të ditës janë shqyrtuar dhe sot vetëm duhet të votohen por nëse opozita nuk dëshiro t’i votojë projektligjet, atëherë duhet t’i presin deputetët tjerë të pozitës.

Ai pastaj ka hedhur në votim projektligjin për transmetuesin publik, por nuk ishte kuorumi i duhur. Pas kësaj Haliti mori vendim që Kuvendi të shkojë në pauzë 30 minutëshe.

***

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nis me votimin e propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, e cila nuk marrë votat e kërkuara për shkak se mungonin disa deputet të pozitës, ndërsa, opozita nuk votonte.

Edhe pse ishin 70 deputetë, për këtë propozim-rezolutë votuan vetëm 37 deputet për dhe tri abstenime.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se të gjitha pikat e rendit të ditës janë shqyrtuar dhe sot vetëm duhet të votohen por nëse opozita nuk dëshiro t’i votojë projektligjet, atëherë duhet t’i presin deputetët tjerë të pozitës.

Ai pastaj ka hedhur në votim propozim rezolutën për politikën e jashtme dhe projektligjin për transportuesin publik, por nuk ishte kuorumi i duhur. Në këtë situatë ai u detyrua të jap pauzë prej 30 minutave.

Seanca nuk nis, as pas një ore vonesë

Ndonëse ka kaluar një orë nga koha e paraparë që të niste vazhdimi  i pesë seancave plenare, me pikat e papërfunduara të rendit të ditës, seanca akoma nuk ka nisur.

Në rend dite për seancën e sotme është edhe votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës aktualisht shihen shumë pak deputetë të pranishëm duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm për nisjen e kësaj seance.

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka debatuar dy ditë me radhë për buxhetin e propozuar nga Qeveria. Por nuk pati votim të Projektligjit, në mungesë kuorumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat